22-11-2024

Kafja për deputetët kushton 30 centë, supa 40, mishi 1.5 euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzimet ditore, ku përfshihen pijet e ushqimi, marrin nga 5 euro në ditë pune, që nga 2011. Për këtë kishte vendosur Kryesia e Kuvendit, që përbëhej nga shefi, Jakup Krasniqi, e anëtarët Xhavit Haliti, Glauk Konjufca, Sabri Hamiti, Etem Arifi e Petar Miletiç.

Në anën tjetër, në bufe, çmimet i kanë, fort të volitshme, krahasuar me ato të tregut.

Një kafe espresso, që rëndom kushton 50-70 cent, për deputetët, në Kuvend kushton 30 cent. Po kaq është edhe çaji filtër, që në një lokal tjetër shitet deri në 1 euro.

Lexo edhe:

E machiato e madhe, për ta është 40 cent, ndonëse qytetarët paguajnë nga 1 euro.

Veç nga 20 cent u kushton kafe kapuchino e qumësht me çokollatë.

E nëse është i uritur ndonjëri ligjvënës, me 40 cent, mund ta paguaj një supë viçi, e nëse nuk ia ka ënda këtë, mundet veç me 30 cent me pagu një supë pule.

Pas supës, shkon sallata 200 gramshe, ku deputetit i kushton 50 cent.

200 gramë djath-kaçkavall i kushton 40 cent.

E pjata kryesore, me 300 gram mishi në hell, kushton 1 euro e gjysmë. Kurse deputetët vegjetarian, mund të marrin 300 gram makarona për vetëm 80 cent.

E arsyet pse janë çmimet më të lira në bufen e Kuvendit, për Klan Kosovën e ka dhënë ekonomisti Remzi Smajli.

“Shërbimet më të lira në restorantet e institucioneve publike janë nga fakti se: Në ofertat e tyre në procedurë prokurimi kanë ofruar çmime më të ulëta. Kanë klient konstantë gjatë tërë kohës. Shpenzime më të ulëta, sidomos në energji dhe qira”.

Klani, ka kuptuar që marrja e shërbimeve të bufesë, bëhet me tender, dhe ofertuesi më i lirë e fiton atë.

Por, e njëjta është mbyllur përkohësisht në fund të vitit 2021, pasi pati ankesa edhe për shërbim të ujit, të prodhuar nga Serbia.

Asnjë koment

Comments are closed.