Kalaja e Prizrenit pritet të bëhet me teleferik
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton se Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik.
Lajmin e ka bërë të ditur Totaj në Facebook, teksa shkroi:
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”.