27-11-2024

Kalimi i Ballkanit në fazën e grupeve, Kosova ngritet edhe për 6 pozita në renditjen e re të UEFA-s

Kosova e ka bërë edhe një hap përpara në ranglistën e UEFA-s.

Pas suksesit të fundit të Ballkanit duke u kualifikuar në grupe të Ligës së Konferencës, Superliga e Kosovës tashmë ka shënuar një tjetër ngritje në UEFA.

Në përditësimin e fundit nga faqja zyrtare e UEFA-s për ligat, Superliga e Kosovës tani ka shënuar ngritje për gjashtë vende më përpara, duke u ranguar e 33-ta në botë.

Renditja e vendeve të UEFA-s është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme.

Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit.

Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë. Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa Drita vlrrësohet me koeficientin 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5. /GS

 

Asnjë koment

Comments are closed.