Kalojnë ilegalisht kufirin në Vërmicë, deportohen në Shqipëri
Policia e Kosovës dje ka shoqëruar në stacionin policor, tre persona shtetas të Shqipërisë, në pikën kufitare në Vërmicës së Prizrenit, pasi që kishin kaluar ilegalisht kufirin e Shqipërisë për në Kosovë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar në Republikën e Shqipërisë.