Kaluan vikendin në Shqipëri, kosovarët presin mbi dy orë në pikën kufitare në Vërmicë
Për më shumë se dy orë janë pritjet në pikën kufitare në Vërmicë.
Qytetarë të shumtë kanë treguar për indeksonline se pritjet janë tejet të gjata në hyrje të Kosovës teksa nuk i është thënë asgjë se pse po bëhen këto vonesa.
Kjo gjë vërehet qartë edhe në pamje të shumta të cilat janë dërguar në redaksi.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin e 14 marsin për mbylljen e kufijve, ku u vendos që tashmë të hapen 6 pika kufitare.
Por dje, Ministria e Shëndetësisë mori edhe një vendim të ri që të gjithë ata persona që hyjnë në territorin e Kosovës dhe posedojnë rezultatet negative për testin e COVID-19, ( jo më të vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetizolimit.
Njoftimi i plotë lidhur me këtë vendim:
Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:
6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (𝐣𝐨 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐬𝐞 𝟒 𝐝𝐢𝐭𝐞̈) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.
Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë.