23-11-2024

“Kam mbetur në aeroport”, i riu nga Suhareka strehon azilantin nga Shqipëria

Një djalë i ri nga Suhareka, është treguar zemërgjerë derisa i ka siguruar strehim dhe punë një shqiptari nga Shqipëria, i cili kishte shkuar azil në Gjermani.

Dje në faqen ‘Shqipëria ime’ në Facebook, një person ka shkruar tek ta duke kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët, duke treguar se gjendet në Munchen, por se nuk ka ku të shkojë.

“Jam në aeroportin e Mynihut. Ka ndonjë shqipe që më ndihmon do ia dija për nder gjithë jetë. Ose ku të shkojë që të kërkojë azil”, ishte mesazhi i të riut dërguar kësaj faqe, e që më pas u publikua për ndjekësit.

Me të publikuar, një i ri nga Suhareka me iniciale G.B, ka ofruar ndihmë për shqiptarin nga Shqipëria që po kërkonte ndihmë.

“Vëllaun nga Shqipëria e mora në banesën time dhe i sigurova punë prej datës 7 dhe do qëndrojë deri në atë kohë në kujdesin tim dhe një shokut. Pastaj do të ketë punën dhe banesën me shumë dhe pije tek një firmë shqiptare”, ka njoftuar i riu nga Suhareka, derisa ka publikuar edhe fotografi së bashku me të riun nga Shqipëria.

Shqiptarët e Kosovës shumë shpesh kanë treguar se janë zemërgjerë dhe human, këtë e ka vërtetuar edhe ngjarja e fundit e tërmetit, por gjithashtu edhe rasti i sotëm./metro/

Asnjë koment

Comments are closed.