25-11-2024

“Kam me ua q* nanën me iu vra sa të dilni në qytet”/ 20-vjeçari godet dhe kap për fyti policët në Suharekë

Nuk janë të rralla sulmet e qytetarëve ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Policët shpesh përpos që përballen me ofendime e fyerje të rënda, ata sulmohen edhe fizikisht gjatë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë është raportuar sot në Suharekë, ku një i ri ka kundërshtuar shqiptimin e një gjobe nga ana e Policisë, duke i sharë e kërcënuar me jetë zyrtarët policorë me fjalët ‘kam me ua q* nanën me iu vra posa të dilni në qytet’.

Përballë rezistencës së qytetarit të papërgjegjshëm, reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm, duke prangosur të riun i cili po ua vështirësonte kryerjen e detyrës.

20-vjeçari është dërguar në Stacion Policor për intervistim, por edhe aty filloi të krijojë probleme, pasi që tentoi të ikë nga duart e drejtësisë dhe të mos përgjigjet për veprën që kreu.

Situata eskaloi edhe më tej, kur i riu në tentim për të ikur nga stacioni ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.