“Kam qenë dhu*nues ndaj grave” – këngëtari i njohur trondit me rrëfimin: Kjo gjendje zgjati një vit
Kastro Zizo ka bërë një rrëfim të fortë dhe autokritik për një periudhë të errët të jetës së tij personale, duke pranuar se ka qenë vetë pjesë e një sjelljeje toksike në një marrëdhënie.
Teksa ishte i ftuar ne emisionin e Arbana Osmanit, ‘Mirëmbrëma Yje’, ai tregoi një anë tjetër të tij, atë më personale e që ka lidhje me sjelljen e tij të dhunshme.

“Vitin e parë kam qenë një burrë tipik nga ata që shfaqen në emisionet sociale, ku gratë e dhunuara flasin për partnerët e tyre. Isha larg dhunës fizike, por shumë pranë dhunës verbale. Kam qenë dhunues dhe përndjekës në atë kohë,” – rrëfeu ai, duke ndarë detaje të pathëna më parë.
Artisti pranon se pavarësisht se marrëdhënia kishte përfunduar, ai vazhdonte të kërkonte llogari, edhe pse paralelisht kishte tetë lidhje të tjera.
“Kërkoja llogari në llumin që isha. Kjo gjendje zgjati një vit dhe sot, kur e kujtoj veten e asaj kohe, e përçmoj,”- shtoi më tej Kastro Zizo.
Rrëfimi i tij është pritur si një pranim i rrallë publik i gabimeve, duke nxitur diskutime mbi përgjegjësinë personale, dhunën verbale dhe nevojën për reflektim e ndryshim. Kujtojme se Zizo ka tre femije, nga raporte te ndryshme martesore.


