21-02-2025

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, Panduri me detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy individëve, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, për akuzat e spiunazhit. Ky veprim vjen pas hetimeve të zhvilluara nga organet e sigurisë.

Sipas burimeve brenda organeve të sigurisë, autori dhe moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri ka bërë të ditur se Serbia kishte planifikuar që të vendoste kamera të fshehta në hotele dhe motele në Kosovë, në dhomat ku mund të qëndronin politikanët e lartë të Kosovës.

ipas informacioneve që ka shpalosur Panduri në Debat Plus, qëllimi i këtij plani të sofistikuar ishte që këto figura të rëndësishme të vendit të komprometoheshin dhe më pas të përdoren për shantazh.

“Burime brenda organeve të sigurisë, burime brenda inteligjencës. Po flas për burime të emisionit Debat Plus dhe të televizionit Dukagjini, bëjnë me dije se Serbia kishte edhe një plan për të kompromentuar personalitete të Kosovës. Këto burime bëjnë me dije se AKI-ja ka zbuluar se përmes Bedri Shabanit, shërbimi sekret serb apo BIA, ka synuar që të vendoste kamera nëpër hotele dhe motele në Kosovë. Tek dhomat më të larta, dhomat superiore, që do të mund të shfrytëzoheshin nga politikanët, duke pas parasysh kamerat e fshehta, të cilat mund të frekuentoheshin nga politikanët dhe më pas të përdoreshin për shantazh.

Të dhënat thonë se janë targetuar hotelet, ku veçmas shkojnë personalitet më të larta të Kosovës, me qëllimin e komprometimit të tyre. Normalisht që më pas do të shantazhoheshin këta politikanë nga institucionet e sigurisë. Burimet bëjnë me dije se pikërisht se ky ka qenë plani të kryhej përmes Bedri Shabanit. Kjo ka të bëjë me informacionet më të fundit dhe ekskluzive që jemi duke i ndarë me ju në këto momente”, ka thënë Panduri./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.