07-10-2025

Vetaksident i kamionit në Prizren, bllokohet Tranziti i Vjetër

Policia njoftoi sot ( 07.10.2025) , rreth orës 10:45, se në rrugën që del nga Tranziti i Vjetër, në drejtim të autostradës – dalja Veri, një kamion ka shkaktuar vetaksident me dëme materiale dhe, me këtë rast, ka bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Patrulla policore është dërguar në këtë lokacion dhe janë duke u ndërmarrë veprimet përkatëse lidhur me rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.