24-11-2024

Kandidati i PDK-së për deputet: Ata që s’ma dhanë votën, iu raftë kanceri, sida dhe Covid-19

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, ka një porosi për të gjithë ata që ia premtuan votën, por nuk ia dhanë

Morina ka shkruar në Facebook se uron që të gjithë atyre që i premtuan, por nuk e votuan, të infektohen me COVID-19.

Lexo edhe:

Krimi serb i pandëshkuar në Has, hedhja në pus e të rinjve nga Kushnini

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar Morina në Facebook.

Ndërkohë, ai e ka edituar postimin, duke hequr nga “mallkimi” i tij, kancerin dhe sidën.

“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, ka shkruar Morina herën e dytë./GE

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.