Kandidati rus nuk kalon, raportues për Kosovën në Këshillin e Europës zgjidhet gjermani Peter Beyer
Protesta e Kosovës dhe lobimi i delegacionit kosovar ka rezultuar me moskalimin e kandidatit rus për raportues për Kosovën në Këshillin e Europës, Aleksey Kondratjev, ish spiun rus dhe tani anëtar i Asamblesë Parlamentare Europiane.
Këshilli i Evropës duhej të zgjidhte raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve ishte edhe rusi Aleksey Kondratjev, që ishte spiun i Rusisë dhe kishte shprehur hapur animin e tij pro-serb dhe paragjykimet e tij antishqiptare.
Metro ka mësuar se kjo nuk do të ndodhë tani dhe se njoftimi zyrtarë do të bëhet sot publik.
Ndërkohë merret vesh se kandidati gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Europës.