24-11-2024

Kanos gjyqtaren në seancë, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të kanosjes së  gjyqtares, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas raportit të Policisë, rasti i kanosjes ka ndodhur më 05.02.2019, kur i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë një seance gjyqësore ku ka qenë viktimë, ka kanosur gjyqtaren femër K/Shqiptare.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.