26-02-2026

Kan*os policin gjatë ndalimit në Rahovec – shoqërohet në stacion

Një incident me kanosje ndaj zyrtarit policor është regjistruar pasditen e së martës në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Ngjarja ka ndodhur më 25.02.2026 rreth orës 17:00, kur patrulla policore ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran, të cilin e drejtonte D. H.

Sipas burimeve nga struktura të afërta me hetimin, zyrtarët policorë i kanë kërkuar dokumentet e nevojshme, por i dyshuari ka deklaruar se i kishte harruar në shtëpi dhe ka refuzuar t’i prezantojë ato.

Gjatë komunikimit me policinë, ai dyshohet se është revoltuar dhe ka filluar ta kanosë zyrtarin policor me fjalë kërcënuese, duke refuzuar bashkëpunimin.


I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, është iniciuar rasti “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën trajtim nga organet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.