Kanosje në Prizren, një i arrestuar
Një person është arrestuar për kanosje në Prizren. Policia kë njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” .
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net