24-11-2024

Kapen 75,000 euro të padeklaruara nga tre kosovarë në Merdar

Në njoftim thuhet se në veturë gjendeshin tre persona.

“Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7’,  me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdar, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë”.


“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara”, shkruhet në postimin e Policisë në facebook.

Sipas njoftimit, fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 mijë euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 mijë euro bankënota të padeklaruara.

“Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.