29-11-2024

Kapen dy personat që dyshohet se kryen vjedhje në ‘Viva Fresh’ në Prizren

Rastet e vjedhjeve nëpër markete në Kosovë nuk janë të rralla, por jo gjithmonë kapen personat e dyshuar, pasi të njëjtit arrijnë të ikin. Një rast i tillë kishte ndodhur edhe në fillim të muajit, ku dy persona dyshohet se kanë kryer vjedhje në marketin ‘Viva Fresh’ në Prizren.

Të dyshuarit kishin arritur që t’i ikin ligjit për afërsisht dy javë, pasi pas një pune hetimore të Policisë, u arrit që ata dje të arrestohen.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Keqpërdorim i besimit – Vjedhje”.

Me urdhër të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. / Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.