Kapen mbi 20 mijë euro të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të zbulojë para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet, se në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.
Gjatë kontrollit nga oficerët doganorë u gjetën këto sasi të dyshuara:
500 € – 1 copë
200 € – 1 copë
50 € – 101 copë
20 € – 1 copë
5 € – 1 copë
Derisa sasia e përgjithshme e parave të dyshuara është 20 mijë e 885 euro.
Po ashtu ndër të tjera thuhet se për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.
“Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave”, thuhet në njoftim.