Kapen në Vërmicë rreth 18 mijë euro të padeklaruara
Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare gjatë ekzaminimit të një automjeti në Vërmicë kanë kapur 17,950.00 euro të padeklaruara.
Sipas një njoftimi të Doganës, bëhet fjalë për 74 kartëmonedha nga 100 euro – që janë 7,400.00 euro si dhe 211 kartëmonedha nga 50 euro – në total janë 10,550.00 euro.
“Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjese tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore”, theksohet në njoftim./KK