Kapen pije alkoolike të kontrabanduara, përmbanin banderola të Serbisë
Njësia e TASK FORC-ës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.
“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti”, njofton Dogana e Kosovës.
Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderola të Serbisë që dyshohej se janë sjellë përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është pesë mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.