26-11-2024

Kapet hajni që plaçkiti pompën në Suharekë, nën kërcënimin e armës kishte marrë 2500 euro

Dy javë më parë, në rrugën “Xhavit Bajraktari” të Suharekës kishte ndodhur një grabitje në një pompë derivatesh. Sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska mbrojtëse nga virusi Covit-19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kishin kërkuar para.

Me këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshuarit kishin arritur t’i merrnin viktimës para në vlerë 2.500 euro (dy mijë e pesëqind euro).

Të dyshuarit, të panjohur për viktimën, ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia pas deklaratës së viktimës dhe informatave të mbledhura nga vendi i ngjarjes kishte filluar me një hetim prelimar duke mbledhur dëshmitë relevante nga vendi i ngjarjes.

Sektori i hetimeve në Suharekë, duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bënte identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarit të dytë të këtij rasti të grabitjes.

I dyshuari A.K i lindur në vitin 1980, është arrestuar dhe intervistuar nga sektori i hetimeve  në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet nga policia për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.