10-01-2025

Kapet i dyshuari në Prizren, tri orë pas shpalljes në kërkim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, të kërkuar.

Mirëpo, nuk shkoi shumë dhe Policia arriti që ta arrestojë personin e kërkuar, vetëm tri orë pasi që e publikoi fotografinë e tij në media.

I dyshuari me inicialet N.N kërkohej nga Policia për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin me datën 15.02.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër tregtare në Prizren viktimën e mitur mashkull kosovar e kishte shtyrë duke e rrëzuar në tokë i cili kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndalur për 48 orë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.