Kapet me 18 kg kokainë në Malin e Zi, arrestohet shqiptari
Një sasi prej 18 kg kokainë është kapur në pikën doganore “Debeli Brijeg” në Malin e Zi. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në një vend të posaçëm poshtë sediljes së shoferit.
Mjeti tip BMW me targa franceze, i cili po hynte nga Kroacia drejt Malit të Zi, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.
“Në hyrje të Malit të Zi është veçuar për këqyrje të detajuar në hyrje të Malit të Zi një automjet me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, pas procedurës së rregullt të kontrollit doganor të automjeteve dhe pasagjerëve.
Në një vend të posaçëm poshtë sediljes së shoferit është gjetur një sasi e madhe droge”, njoftoi Drejtoria e Doganave në Malin e Zi.
Identiteti i shtetasit shqiptar të arrestuar nuk bëhet ende me dije./GS
P. S Foto nga arkivi