15-09-2025

Kapet me armë në veturë në Prizren, 29-vjeçari përfundon në ndalim

Një aksion rutinë policor ka rezultuar me arrestimin e një personi që dyshohet se posedonte armë pa leje në Prizren.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se sot, më 15 shtator 2025 rreth orës 03:20, gjatë patrullimit në rrugën “Edit Durham”, policia ka ndalur një veturë të tipit VW Golf 7 ngjyrë e kuqe.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personit, është gjetur një pistoletë e cila ndodhej në sirtarin e makinës. I dyshuari Bajram Sevdai Tahiri rreth 29-vjeçar ka deklaruar se e posedonte armën pa leje.

Në vendngjarje ka dalë ekipi i krim-teknikës, i cili ka sekuestruar armën si provë materiale. Tahiri është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.