22-11-2024

Kapet me drogë në pikëkalimin e Vërmicës, arrestohet

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit për shkak të posedimit të substancave narkotike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë kufitare i dyshuari është nga Kosova dhe se gjatë kontrollit atij i janë gjetur  dhe konfiskuar 2.41 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

Mbështetur në raportet policore del se rastet e zbulimit të personave që posedojnë substanca narkotike, ndërsa tentojnë të kalojnë kufirin janë të shpeshta./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.