Kapet me kok*ainë i dyshuari për një seri vjedhjesh në Prizren – dyshohet për 6 raste penale
Një person është arrestuar në Prizren pasi është kapur me substancë narkotike të llojit kokainë, ndërsa hetimet kanë zbuluar se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një seri vjedhjesh, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta bëjnë me dije se bëhet fjalë për një të dyshuar që lidhet me katër raste të vjedhjes së rëndë, një vjedhje si dhe një vjedhje nga vetura, duke e çuar numrin e rasteve në gjashtë vepra penale.

Gjatë arrestimit, policia ka gjetur tek i dyshuari substancë narkotike të dyshuar si kokainë, çka ka shtuar edhe më tej dyshimet për aktivitet kriminal të vazhdueshëm.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rastet ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.



