Kapet në Jarinjë personi në “stop list” të Policisë – Gjykata cakton 1 muaj paraburgim (EMRI)
Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, më 28 prill 2025, rreth orës 19:05, në pikën kufitare Jarinjë, Policia ka ndaluar një person të identifikuar si Srdjan (Srboljub) Petkoviq (rreth 47-vjeçar).
I dyshuari është marrë në përgjegjësi nga njësitë relevante të Policisë në Graçanicë, ku është ndaluar përkohësisht deri më 29 prill, kur edhe është paraqitur në një seancë dëgjimore pranë Gjykatës kompetente.
Pas shqyrtimit të fakteve, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, i cili është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në fshatin Pasjak të komunës së Gjilanit.
Rasti mbetet në procedurë hetimore dhe priten veprime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.