24-11-2024

Kapet në Serbi shtetasi i Shqipërisë me rreth 50 kg marihuanë

Kurshumli, 29 tetor – Policia e Serbisë ka kapur sot në rrugën Nish- Prishtinë, afër qytetit Kurshumli, një shtetas të Shqipërisë, me inicialet G.G. (31) që po transportonte rreth 50 kilogram marihuanë, njoftojn ë mediat serbe, transmeton Koha.net.

mediave serbe, ai mbrëmë kishte kaluar kufirin nga territori i Kosovës për në Serbi, përmes rrugëve malore të fshatrave të Kurshumlisë, ndërsa rreth orës 8 të mëngjesit ishte inkuadruar në autostradën Nish-Prishtinë.

Raportohet se policia e Serbisë e ndali atë në fshatin Pepelevac, ndërsa në bagazhin e automjetit “Volkswagen” me targa të Shqipërisë ka zbuluar 50 kg marihuanë në dy torba udhëtimi.

Shtetasi i Shqipërisë, krahas kallëzimit penal për tregti me drogë, do t’i dorëzohet prokurorit të lartë publik në Prokuple.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në territorin e komunës së Kurshumlisë, jashtë pikëkalimit kufitar me Kosovën, Merdar, transmeton Koha.net.

Asnjë koment

Comments are closed.