03-01-2026

Kapet në Shqipëri, 34-vjeçari në kërkim ndërkombëtar nga Kosova për kultivim dhe shitje dro*ge

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, 34-vjeçari A. S. është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të operacioneve për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan dhe arrestuan A. S., banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit janë kryer nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare.

Asnjë koment

Comments are closed.