Një person që kërkohej nga drejtësia është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve rezultoi me urdhër-arrest aktiv për veprën penale të mashtrimit.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 23:40, kur është ndaluar për verifikim Adrian Bogujevci, rreth 42-vjeçar. Gjatë kontrollit në sistemin policor, ai është identifikuar si person i kërkuar nga autoritetet gjyqësore në Kosovë.
Pas arrestimit, Bogujevci është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, në pritje të procedurave të mëtejme ligjore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.