02-02-2026

Kapet pa patentë dhe me dro*gë në Prizren një 24-vjeçar

Një kontroll rutinë në komunikacion ka përfunduar me procedim penal për një 24-vjeçar në Prizren, pasi policia e ka kapur duke drejtuar veturën pa patentë shofer dhe me substancë narkotike në posedim.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2026, rreth orës 21:30, në rrugën “Ismail Kryeziu”, ku patrulla e Trafikut Rajonal Prizren ka ndaluar për kontroll veturën Passat që drejtohej nga A. Sh.  rreth 25 vjeç. Gjatë verifikimit, policia ka konstatuar se i njëjti nuk posedonte patentë shofer, me ç’rast është shoqëruar në stacion policor për procedim të mëtejmë.

Në ambientet e stacionit, gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5 gramë, dy grinder dhe një pako rizlla. Për rastin janë njoftuar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve (DHTN).

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për krime të përgjithshme, rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Hetimet po vazhdojnë nga DHTN – Njësia në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.