28-09-2024

Kapet sërish marihuanë në Burgun e Dubravës

Një rast është zbuluar edhe në Burgun e Dubravës, ku është gjetur një sasi e marihuanës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se oficerët korrektues kanë vërejtur se mund të ketë diçka të kundërligjshme në atë pjesë. Pas një kontrolle të detajuar dhe pas verifikimit ata kanë zbuluar drogën e llojit marihuanë.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar kjo drogë brenda burgut, por tashmë lidhur me rastin është njoftuar prokurori teksa është nisur edhe procedurë hetimore.

Ndryshe, disa herë muajt e fundit, në Burgun e Dubravës, janë zbuluar sasi të ndryshme të substancave narkotike.

Asnjë koment

Comments are closed.