Kapja e 2 ton kokainë në Kosovë: Nga Dogana thërrasin konferencë për media
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot do mbajë konferencë për shtyp, pasi sot u raportua se janë kapur 2 ton e 200 kg kokainë në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga Dogana e Kosovës, ku drejtori i përgjithshëm pritet të mbajë konferencë për shtyp.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia, e cila ka lejuar që kamioni të shkojë te porositësit. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.
Sipas ABC Neës, kamioni ka qenë i mbushur me mish dhe i është vendosur çipi nëpër kontejner. Gjithnjë sipas kësaj medie, sasia e sekuestruar është 400 kg e jo 2.2 ton. Kontejneri u ngarkua në kamionin me tabela 01 263 OD në Portin e Durrësit.
Policia shqiptare kishte dy muaj që priste për një sasi të tillë pasi ishte sinjalizuar nga DEA. Sekuestrimi i këtij kamioni u bë nga Policia e Kosovës./gazetametro.net