Kaq deputetë do të kenë partitë politike në Kuvendin e Kosovës
Pas numërimit edhe të 4670 votave të vonuara të diasporës, fotografia e ndarjes së mandeteve në mes të subjekteve politike duket më e qartë.
Sipas analistit politik, Blerim Vela, VV-ja do t’i ketë 31 deputetë; LDK-ja 29; PDK-ja 26 dhe AAK-ja 13, raporton Gazeta Evropa.
Këto kalkulime, Vela i ka bërë, pasi Koalicioni Nisma- AKR- PD nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.