24-11-2024

Kaq do të paguhet Armand Duka pas emërimit në UEFA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori sot pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s.

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhje në Limasol të Qipros, aty ku me votë unanime Duka u zgjodh zëvendës-president.

Duka u bë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian.

I pari i FSHF-së do të përfitojë 250 mijë euro në vit si zëvendës-president i UEFA-s.

Shifra totale do të arrijë në një milionë euro deri në fund të mandatit të tij.

Armand Duka do të jetë zëvendës-president i UEFA-s deri në vitin 2027.

Pas besimit të këtij posti ka reaguar edhe vetë Duka, i cili tha se ky post tregon vlerësimin e madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite, teksa shprehu nderimin që po ndjenë.

“26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit europian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të sukseshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjoz”, u shpreh ndër tjera ai.

Asnjë koment

Comments are closed.