Kaq janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë
Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 50 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës, mërgimtarët po presin deri në 50 minuta dhe kolona është 100 metra, raporton Klan Kosova.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 15 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.