24-11-2024

Kaq janë pritjet në kufi për të dalë nga Kosova

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova mesditën e sotme janë në Merdar.

Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar, ku pritjet, mesditën e sotme, zgjasin nga 25 deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 300 metra e gjatë.

Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, mëngjesin e së martës, për të dalë nga Kosova ishin te Dheu i Bardhë, ku pritja ishte po ashtu deri në 30 minuta, por që tanimë atje nuk ka kolonë të gjatë automjetesh e as pritje.

Në pikat e tjera s’ka kolona as në hyrje e as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm tre deri në pesë minuta.

Asnjë koment

Comments are closed.