04-01-2025

Kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova

Deri në një orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdar. 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 09:30, kolona në Merdar është rreth 500 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë 400.

Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as për në hyrje e as në dalje.

Asnjë koment

Comments are closed.