Kaq pritet të jenë pagat e punëtorëve të arsimit me Ligjin e ri për Paga
Instituti EdGuard ka bërë një analizë të Ligjit për Paga karshi punëtorëve të arsimit. Në analizën nga EdGuard rezulton se ka një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas analizës, del se drejtorët e shkollave të mesme do të kenë pagën 768 euro, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesmte të ulta do të kenë 744 euro, drejtorët e institucioneve parashkollore 672 euro.
Sa i përket pagave të mësimdhënësve, sipas këtij institui del se mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta do kenë pagën 696 euro, mësimdhënësit e shkolave fillore dhe të mesme të ulta 672 euro, ndërsa mësimdhënësit e institucioneve parashkollore 624 euro./Indeksonline/
