Kaq të huaj kanë aplikuar për të luftuar për Ukrainën
Ndërsa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Kjo vjen pasi dje qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime, raporton BBC.
Duke folur në një konferencë, Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’u bashkuar në luftimet.
Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet./Indeksonline/