Kaq u kohë u bie të presin mërgimtarëve për të dalë nga Kosova tek Merare e Dheu i Bardhë
Me të mbaruar pushimet në Kosovë, mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet ku qëndrojnë e punojnë.Kthimi i tyre ka shtuar edhe kolonat në dalje të Kosovës, sidomos në pikë kalime kufitare kryesore me Serbinë tek Dheu i Bardhë e Merdare.
Si shkak i bllokimit të rrugës nga serbët në Kurshumli me 27 dhjetor, ku disa mërgimtarë kishin mbetur të bllokuar tashmë pjesa më e madhe po shmangin Merdaren dhe po shkojnë ka Dheu i Bardhë.
Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët janë diku pritur për të dal përmes kufirit Dheu i Bardh rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra. Derisa për hyrje pritjet janë deri 15 minuta.