24-11-2024

“Karagaçi” ende pa semafor, ja ku do të luhet derbi Peja-Prishtina

Kanë kaluar tri javë që prej kur klubet nga qyteti i Pejës nuk janë duke mundur që t’i zhvillojnë ndeshjet zyrtare në palestrën sportive “Karagaçi”, shkaku i mos-funksionimit të semaforit kryesor.

KB Peja ka bërë të ditur se derbin ndaj Sigal Prishtinës nuk do të mund ta zhvillojë në shtëpinë e saj.

Klubi pejan ka njoftuar se kjo ndeshje, që është në program për datën 29 shkurt, do të luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Derbi mes rivalëve të vjetër është i vlefshëm për Ligën Ballkanike.

“Ndeshja ndaj KB Prishtinës do të luhet në Palestrën ‘Shani Nushi’ në Gjakovë – për shkak të problemeve me semafor në Pejë. Ndeshja luhet të enjten, 29 Shkurt – me fillim në orën 19:00”, thuhet mes tjerash në njoftim të bërë nga faqja zyrtare e klubit nga Rrafshi i Dukagjinit.

Kujtojmë se problemi me semaforin në palestrën “Karagaçi” ishte shfaqur më 6 shkurt, në ndeshje që Peja e kishte luajtur ndaj AEL Limassol, në Ligën Ballkanike. Kjo ndeshje ishte zhvilluar vetëm pas improvizimit të një semafori.

Dy ditë pas kësaj ndeshje, kampioni në fuqi i Kosovës ishte detyruar që ndeshjen ndaj Bashkimit në Superligë, në të cilën ishte nikoqir, ta luante si mysafir në “Sezai Surroi” të Prizrenit. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.