Kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara në Kosovë, ja sa u kapën për pak muaj
Përpos ngjarjeve të shumta të cilat karakterizojnë vendin çdo ditë, një shqetësim mjaft i madh i qytetarëve së fundi në Kosovë është edhe prania e kartëmonedhave të falsifikuara.
Vetëm brenda një jave në kuadër të Policisë së Kosovës janë raportuar raste të shumta të parave false, sidomos të kartëmonedhës 100 euro.
Në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës janë raportuar nëntë raste të falsifikimit të parave, shumë prej tyre 100 euro.
E lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Nga kjo agjenci është konfirmuar falsikimi i madh i kartëmonedhës 100 euro.
Në Agjencisë e Kosovës për Forenzinë këtë tremujor të vitit 2022 kanë arritur për ekspertim 194 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro, ku 60 prej tyre kanë rezultuar të falsifikuara.
“Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë këtë tremujor të vitit 2022 kanë ardhur për ekspertim 194 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro dhe nga ky numër rezultojnë të falsifikuara 60 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro”, thuhet në përgjigjen e AKF-së.
Poashtu nga Agjencia e Kosovës për Forenzinë është theksuar se në tremujorin e vitit 2022 rezulton se kartëmonedha më e falsifikuar është kartëmonedha në vlerë prej 100 euro.
“Për tremujorin e vitit 2022 rezulton se kartëmonedha me e falsifikuar është kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro.”, u tha tutje në përgjigje.
E në shumë raste nga Policia e Kosovës janë arrestuar persona të dyshimtë pikërisht për këtë vepër.
Shumë prej tyre janë arrestuar, e ka nga ta të cilët edhe kanë përfunduar për një kohë më të gjatë prapa grilave.
Kurse nga Banka Qendrore e Kosovës në një përgjigje të dhënë për lajmi.net kanë deklaruar se lidhur me falsifikimin e parave të gjitha të dhënat i posedon Agjencioni i Kosovës për Forenzikë.
Duhet theksuar se në të shumtën e rasteve paratë falso tek qytetarët jepen kur ata kryejnë pagesa.
Shumë prej këtyre parave sillen nëpër duart e shumë njerëzve, e ku dikush prej tyre më pas përfundon duke i raportuar.
Më parë ndër kartëmonedhat më të falsifikuara ishte 50 euro dhe 500 eur