24-11-2024

Kartmonedhë e falsifikuar në Prizren

Një rast i parasë së falsifikuar është raportuar në një bankë në rrugën “Tirana” në Prizren.

Sipas policisë, zyrtarët të një banke kanë njoftuar policinë se një klient i bankës kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë pesëdhjetë (50) euro e cila dyshohet të  jetë e falsifikuar.

Nga njësitë relevant i policisë është konfiskuar monedha e dyshuar e cila do t’i nënshtrohet procedurave të ekzaminimit. Rasti vazhdon të hetohet.

Mbështetur në raportet policore, herë pas herë ka ndodh të raportohet nga bankat për kapjen e kartëmonedhave 50 eurosh të falsifikuara./Gazetae Prizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.