24-11-2024

Kastrati rikthehet në Kroaci

Lirim Kastrati është rikthyer në futbollin kroat.

Futbollisti kosovar në fakt është huazuar nga klubi i tij hungarez, Fehervar FC deri në fund të sezonit në Lokomotivën e Zagrebit.

Përfaqësuesi kosovar rikthehet kështu në ekipin kroat pas tri vjetësh e gjashtë muajsh.

Klubi elitar kroat i ka uruar mirëseardhje futbollistit ofanziv, nga i cili pret që ta japë kontributin e tij në pranverë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Lokomotiva të tentojë ta blejë kartonin e futbollistit gjatë verës që vjen.

25 vjeçari kishte oferta nga klubi tjetër hungarez, Ujpest, por që e refuzoi atë.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Legia Varshavës i ka realizuar katër gola në këtë edicion, ndërsa i dhuroi edhe dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.

Ai përfundoi kryesisht në bankinë dhe e preferoi largimin për të luajtur në vazhdimësi në ekipin e ri.

Kastrati ka kontratë me Fehervar FC deri në vitin 2025, por nuk përjashtohet që të largohet prej aty në përfundim të këtij sezoni.

Lojtari kishte shkëlqyer në Lokomotivën e Zagrebit për ta bërë më pas hapin tjetër për të përfunduar tek Dinamo, ku nuk pati dhe aq paraqitje pozitive.

Kastrati ftohet rregullisht në Kombëtaren e Kosovës. /Gazeta e Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.