24-11-2024

Kastriot Xh. Krasniqi thotë se fitorja e PDK-së gjithmonë është nisur nga “Lagjën e Trimave”

Në kuadër të fushatës zgjedhore, PDK ka mbajtur takim në lagjen e Trimave.

Kastriot Krasniqi, kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, (njëherësh kuvendar aktual) ka thënë se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë bindëse në Lagjen e Trimave.

“Këtë e dëshmoi sot prania e banorëve të kësaj lagjeje në tubimin me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin, me kandidatin tonë për kryetar Shaqir Totajn, me bartësinë e listës Kujtim Gashin dhe me ne anëtarët për Kuvendin Komunal.

Ne jemi në shërbimin tuaj edhe në katër vjetët e ardhshëm siç kemi qenë.

Unë do të jem zëri i jauj në Kuvendin Komunal dhe në mandatin e ri të gjitha çështjet që do t’i ngris, të gjitha problemet do të zgjidhen, sepse më 17 tetor do ta zgjedhim Shaqir Totajn , kryetar të Prizrenit”, ka thene ai

#kastriotkrasniqi7
#shaqirtotaj177
#BashkëPërPrizrenin

Sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.