24-11-2024

Katër kandidatë në garë për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Administrata e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ndërsa bënë të ditur se për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidatë.

“ Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar katër kandidatë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini. Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës. Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. .

Asnjë koment

Comments are closed.