Mbrëmë është formuar Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Pjesë e kabinetit qeveritar në mandatin e tretë janë edhe katër përfaqësues nga Prizreni, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Nga Prizreni në përbërje të Qeverisë “Kurti 3” janë:

-
Fikrim Damka, Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik;
-
Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës;
-
Rasim Demiri, Ministër për Zhvillim Rajonal;
-
Lulzon Jagxhiu, Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – i cili ka origjinë nga Prizreni, por prej vitesh jeton në Prishtinë.
Me këtë përfaqësim, Prizreni vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në ekzekutivin e vendit edhe në mandatin e tretë të Qeverisë Kurti. / Gazeta e Prizrenit


