Katër persona nën aktakuzë për trafikim të migrantëve, Prokuroria Speciale zbulon detaje
Vetëm një ditë pas operacionit të madh antikorrupsion në vend, Prokukoria Speciale sotka ngritur një aktakuzë kundër të pandehurve A.K., F.L., V.P., B.C për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.
Të njëjtit në bashkëkryerje me persona të paidenfikuar, raportohet se nga muaji janar i vitit 2023 deri në shtator të po atij viti kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, duke kontrabanduar shtetas të huaj në Kosovë, transmeton Sinjali.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtarit të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.

Këtëe rëndon fakti se sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë kryer në këmbim të shumave monetare prej 100 deri në 300 euro për person
