24-11-2024

Prizren: Katër persona, përfshirë edhe një femër lëndohen në një aksident trafiku

Katër persona, përfshirë edhe një femër janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugënEnver Hadri”, raporton Gazeta e Prizrenit.

 Raportohet për një aksident trafiku në mes tri veturave me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj  dhe një femër  kosovarë. Tre të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi ndërsa  viktima femër hospitalizohet në repartin ortopedik për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.